Saved twins from the mother who was suffocating, Albanian is offered work in the municipality
Shpëtoi binjaket nga nëna që po i mbyste, të riut i ofrohet punë në bashki

Tre ditë më parë tronditi opinionin publik lajmi se një nënë 42-vjeçare tentoi të mbyste dy vajzat e saj binjake në një lum. Të miturat janë shpëtuar nga një i ri i cili ka parë skenën dhe e ndaloi 42-vjeçaren.
"Isha këtu kur pash të vinte një grua me dy fëmijë, te cepi i urës aty matanë. Duke kaluar ngadalë, u hodh menjëherë në lumë. Një vajzë e kishte në krahë, tjetrën e kapte prej flokësh, e po tentonte të zhytej në ujë. Shkova me vrap, hoqa telefonin nga xhepi, u zhyta, sepse thellësia mund të jetë mbi 3 metra, notova dhe i hoqa nga duart një nga vajzat. Tjetrën e kishte kapur prej flokësh, e kishte zhytur në ujë. Arrita ta nxjerr, por kishte pirë shumë ujë lumi. I bëra frymëmarrje artificiale pasi e nxora dhe për fat e shpëtova. Më tej hyri një qytetar tjetër, më tutje, për të nxjerrë gruan nga lumi. Edhe pasi doli, gruaja tentoi t’i merrte sërish fëmijët për t’i mbytur me thonj. Njoftova menjëherë policinë”, tregoi peshkatari Admir Murataj.
Pas këtij gjesti fisnik, Admiri është vlerësuar me çertifikatë mirënjohje nga Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi. 30-vjeçarit i është ofruar edhe një vend pune në bashki, siç raportojnë mediat lokale.