Says Ridvan's grandfather among tears: How did I find my brother, the dead niece of the dead 9Video)
Flet mes lotësh gjyshi i Ridvanit: Si i gjeta vëllain, nuset e nipërit të vdekur (Video)

Kujtim Zykaj është gjyshi i Ridvan Zykajt, 24-vjeçarit që kreu dje masakrën në Vlorë duke lënë të vdekur 8 persona mes tyre dy fëmijë. Gjyshi tregon mes lotësh kishte dëgjuar disa krisma dhe kishte dalë jashtë shtëpisë.
"Për të më bërë gropën mua e bëri gjithë këtë. Erdhën te shtëpia ime dhe atje bëmë drekë. U ngrit më para dhe unë se kuptova iku më parë nga i ati dhe ëma. I thashë ku do vesh. Më tha do lëshoj dhëntë.Iku erdhi këtu. Unë vija gjithmonë dhe llafosesha me byrazerin. Dëgjuam llamarinant, një zhurmë. Iku djali me nusen. Vij unë këtu dhe nuk shoh njeri. Pastaj pashë tim vëlla të vrarë me kokë poshtë. E mora atë e ujdisa dhe kunatën. U ktheva këtej gjeta nipin të vrarë me të shoqen. Më e rëndë ishte kur gjeta të voglin, niposhin. Erdha këtu më vonë nuk dija nga të bëja, ulërisja kot njeri nuk më dëgjonte. Mblodha trupat. Jo nuk ka pasur debate. Del nashi sikur është i pirë. Ai piu një birrë në tavolinë dhe njërën e mori me vete. Unë nuk jetoj me Ridvanin, jetoj me djalin tjetër", është shprehur gjyshi i Ridvan Zykaj.