Scandal / Imam sexually abuses the Albanian 16-year-old
Skandal/ Imami abuzon seksualisht me 16-vjeçaren shqiptare

Familja e një vajze 16-vjeçare me iniciale V.I kanë denoncuar imamin e xhamisë së fshatit Sibovc të Podujevës pasi sipas tyre ai ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë kur 16-vjeçarja shkonte në xhami për të ndjekur ligjëratat në xhaminë e fshatit Sibovc. Vajza ka pasur frikë të tregojë dhe ka vendosur t'i thotë familjes muajin që kaloi. Familja rastin e kanë denoncuar në policinë rajonale të komunës së Podujevës.
Imami ka mohuar gjithçka në një prononcim për Gazetën Express duke u shprehur se kjo po i bëhet për shkak të punës 'së jashtëzakonshme' në xhami. Ndërsa Bashkësia Islame paralajmëron se nesër do të marrë një vendim rreth imamit. Policia po vazhdon hetimet dhe me rastin në fjalë por merret prokuroria e shtetit.
“Në kuadër të kompetencave tona, ne kemi marrë të gjithë hapat e nevojshëm drejt këtij rasti. Të gjitha deklaratat e palëve i kemi marrë dhe rastin me Urdhër Prokurorit të shtetit e kemi proceduar në Prokurorinë Themelore”, kanë thënë policia e Podujevës.