Sensational: William Levy and Elizabeth Gutierrez end multi-year marriage
E bujshme: William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i japin fund martesës shumëvjeçare

XING
Çifti shumë i njohur i Showbizit, William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, me anë të një postimi në Instagram.
“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, ka shkruar ai.
Më tej Willi ka publikuar një status tjetër, ku ka shkruar se është gati për një kapitull të ri në jetën e tij.