9 Gusht 2018, 19:11

Serious accident in Kamza for the first time being published (Video)

Publikohen për herë të parë pamjet e aksidentit të rëndë në Kamëz (Video)

XING

Publikohen për herë të parë pamjet e aksidentit të

Janë publikuar sot për herë të parë pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kamëz ku Rezina Koleci, 38 vjeç përplasi me makinë një të ri që po ecte me biçikletë dhe një nënë me dy vajzat e saj. 29-vjeçari me biçikletë Ramazan Isha dhe 7-vjeçarja Esmeralda Nreu humbën jetën.

Publikohen për herë të parë pamjet e aksidentit të

"Report tv" ka publikuar sot pamjet ku shihet se drejtuesja e mjetit ka goditur në fillim çiklistin i cili ndodhet midis dy automjeteve dhe gjen vdekjen e menjëhershme. Pak çaste para se të goditej çiklisti, Valbona Ndreu me dy vajzat ka kaluar rrugën. Në dorën e djathtë ajo mban 7-vjeçaren e cila u përplas nga makina dhe humbi jetën.