22 Qershor 2023, 13:13

Serious in Korça/ The husband pushes the 55-year-old woman down the stairs and keeps her at home with a broken leg for 6 days

E rëndë në Korçë/ I shoqi e shtyn 55 vjeçaren nga shkallët dhe e mban me këmbë të thyer në shtëpi për 6 ditë

XING

E rëndë në Korçë/ I shoqi e shtyn 55 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 55 vjeçare e cila dhunohej nga bashkëshorti, prej 6 ditësh ka qëndruar me këmbë të thyer në banesë.

Sipas informacioneve mësohet se Diana Mulla, është shtyrë nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla, në shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Mësohet se ai e ka mbajtur në banesë deri ditën e djeshme, e më pas e ka çuar në spital, aty ku e dhunuara ka treguar për bluzat e bardha se bashkëshorti e ka shtyrë.

55 vjeçarja ka probleme shëndetësore, ku ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra, pra konsiderohet si person invalid. Ajo tregon se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës.

Denoncimi u bë sot prej saj në uniformat blu, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.

Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë më familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.

Ndërkaq bluzat e bardha konfirmojnë se për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet 55 vjeçarja, mund ta ketë të pamundur përdorimin e këmbës së djathtë.

Burimi: Abc News