14 Qershor 2023, 14:55

'She knew the poisonous fruits', how the heroine sister kept the 3 brothers alive for 40 days in the middle of the jungle

'Ajo i njihte frutat helmuese', si motra heroinë mbajti gjallë 3 vëllezërit për 40 ditë në mes të xhunglës

XING

'Ajo i njihte frutat helmuese', si motra heroinë mbajti

Lesly Mukutuy është 13-vjeçarja, e cila u kujdes për 3 vëllezërit e saj për plot 40 ditë kur ata humbën në një pyll tropikal të Amazonës. Lesly u kujdes për Soleiny 9 vjeç, Tien Noriel 4 dhe foshnjen 10 muajshe Cristin.

The Mirror raporton se të 4 fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht pasi avioni ku ishin pasagjerë u rrëzua në xhunglën kolumbiane më 1 Maj. Fatkeqësisht nëna e tyre Magdalena Mucutui Valencia bashkë me dy të rritur të tjerë mbetën të vdekur në vend.

'Ajo i njihte frutat helmuese', si motra heroinë mbajti

Forcat e Armatosura të Kolumbisë kishin zhvilluar kërkime prej kohësh për gjetjen e të miturve. Ditën që i gjetën, ata thonë se 4 fëmijët ishin të uritur, dehidratuar, por fatmirësisht pa lëndime. Është thuajse e pabesueshme se si këta fëmijë kanë arritur të mbijetojnë në kushte të tilla për një kohë aq të gjatë.

Tezja e tyre, Caracol Mutucuy ka treguar për mediat e huaja se fëmijët ja kanë dalë të mbijetojnë në xhungël duke luajtur. Ajo thotë se Lesly e dinte mirë se cilat fruta nuk duheshin konsumuar, pasi shumë prej tyre janë helmuese. “Ajo di të kujdeset për fëmijët”, u shpreh Caracol.

'Ajo i njihte frutat helmuese', si motra heroinë mbajti

Në vendin ku fëmijët kishin jetuar për më shumë se një muaj, Lesley kishte krijuar përmes gjetheve apo shkurreve strehëza të vogla për vëllezërit e saj.

Sipas BBC, 13-vjeçarja ishte mësuar dhe para aksidentit ajror që të kujdesej për vëllezërit e saj më të vegjël pasi e ëma e tyre shkonte në punë.

'Ajo i njihte frutat helmuese', si motra heroinë mbajti