'She wanted to find me a man', Beniada is surprised by Pashuku: You left me unmarried
'Donte të më gjente burrë', Beniada surprizohet nga Pashuku: Më latë pa u martuar

Videot e Beniadës tashmë janë bërë virale në rrjete sociale dhe në disa prej tyre banorja përshëndet daja Pashukun. Ky i fundit ishte mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar modelen e njohur, e cila u emocionua shumë.
“Daja Pashuku mendonte të më gjente një burrë në Shijak se ka burra të mirë. Pas kësaj videos më latë pa u martuar. Nuk më doli fati në Itali dhe tani në Shqipëri nuk do të më dalë fati, as këtu. Ca janë ato videot se na nxorët bojën”, tregoi Beniada duke shkaktuar të qeshura.
Gjatë takimit me daja Pashukun, i cili në fakt është vëllai i gjyshes së saj nga ana e mamit, Beniada tregoi se kur ishte e vogël shkonte shpesh për të qëndruar te shtëpia e tij në Shijak.
“Gjithë Shijaku më pyet se çfarë e ke Beniadën ti’, u shpreh Pashuku, i cili tha se krenohej me të, dhe e ndiqnin me padurim në “Big Brother VIP”.