3 Gusht 2018, 20:01

Sherr among women, cracked in 'New Bazaar'

Sherr mes femrave, plas grushti tek 'Pazari i Ri'

XING

Sherr mes femrave, plas grushti tek 'Pazari i Ri'

Një sherr mes femrave ka nisur tek "Pazari i Ri" në kryeqytet, bën të ditur me anë të një njoftimi policia. Një 42-vjeçare me iniciale S.S ka dhunuar një grua tjetër me iniciale L.M. Siç bëhet e ditur 42-vjeçarja e ka goditur 55-vjeçaren me grusht. Ende nuk dihet cili ka qenë motivi që mes dy grave të nis sherri i cili degradoi deri në grushte. Policia po merret me çështjen teksa materialet në ngarkim të agresores i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 1:

"Më datë 02. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. O., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi tek “Pazari i Ri”, ka goditur me grusht shtetasen L. M., vjeçe 55, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal."