7 Gusht 2018, 23:28

Shocking / Albanian father kills wife and daughter 9-year-old

Tronditëse/ Babai shqiptar vret gruan dhe vajzën 9-vjeçare

XING

Tronditëse/ Babai shqiptar vret gruan dhe vajzën 9-vjeçare

Një kryefamiljar ka vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tyre mbrëmjen e sotme. Rastin e ka konfirmuar për "Express", komandanti i stacionit policor, Krist Gjokaj. Ngjarja ka ndodhur në Brekoc të Gjakovës dhe arsyet e vrasjes së dyfishtë nuk dihen ende.

Bashkëshortja e autorit është rreth moshës 40 vjeç ndërsa vajza 9 vjeç. 

“Pak minuta më parë është vrarë një grua dhe një vajzë 9-vjeçare në Brekoc, dhe ne jemi duke u marrur me rastin. I dyshuar është arrestuar”, ka thënë Gjokaj.

"Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante , me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë". 

Gazeta Express ka mësuar se i dyshuari ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji e kishte rrahur bashkëshorten. Çifti kanë 6 fëmijë. Viktima ishte shtetase e Shqipërisë.

Burimi: Express