21 Gusht 2018, 14:45

Shocking / Waiting for the woman to leave, monstrous father kills two children

Tronditëse/ Priti sa iku gruaja, babai monstër vret në gjumë dy fëmijët

XING

Tronditëse/ Priti sa iku gruaja, babai monstër vret në gjumë

Një tragjedi në familje ku një baba ka vrarë dy fëmijët e tij, ka pushtuar mediat italiane ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Esperia, ku 70-vjeçari Gianni Paliotta priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjeçe të dilte nga shtëpia herët në mëngjes dhe më pas kreu krimin makabër. 

Tronditëse/ Priti sa iku gruaja, babai monstër vret në gjumë

Paliotta qëlloi me një plumb djalin dhe me një plumb vajzën teksa ata ndodheshin në gjumë. Djali Mariano ishte 27 vjeç dhe kishte ardhur për pushime ndërsa vajza 19 vjeç. Pasi vrau fëmijët, 70-vjeçari me plumbin e fundit qëlloi veten. 

Tronditëse/ Priti sa iku gruaja, babai monstër vret në gjumë

Thuhet se Paliotta nuk e pranonte dot sëmundjen e të bijës e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma. Megjithatë motivet e vërteta të kësaj vrasjeje makabër nuk dihen ende.

Tronditëse/ Priti sa iku gruaja, babai monstër vret në gjumë