14 Qershor 2023, 01:02

Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

XING

Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja

Gjatë kohës që Kiara ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP, Instagramin e saj e menaxhonte shoqja e saj Liesa Haxhiasllani. Liesa ishte e ftuar mbrëmë në emisionin "Natën me Aulonën", ku tregoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.

Liesa zbuloi se Kiara i kishte thënë se do qëndronte e shumta 2-3 javë brenda shtëpisë. Ajo u shpreh se u pendua paksa që e mori përsipër këtë detyrë kur pa edhe sulmin që po përjetonte për shkak të debateve që ndodhnin në shtëpi.

"Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha. Askush se priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative. Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagramin e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan. Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagramin e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishtehera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi", tha Liesa.

Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja