12 Shkurt 2024, 19:33

14 euro kafeja, Ermali tregon xhirimet super të shtrenjta të 'Dy gisht mjaltë 2' në Zvicër

XING

14 euro kafeja, Ermali tregon xhirimet super të shtrenjta të 'Dy

Një pjesë e xhirimeve të "Dy gisht mjaltë 2" janë bërë në Zvicër dhe Ermali i ftuar sot tek "Rudina" ka zbuluar se ndodheshin në një zonë shumë të shtrenjtë ku vetëm një kafe kushtonte 14 euro.

"Skenari i këtij filmi është shkruar që para dy viteve bashkë me Klaudia Brahimajn, e cila është bashkë-autorja ime në këtë film. Kemi punuar para dy viteve, por xhirimet u realizuan për një muaj. Gjysma e xhirimeve u bënë në Zvicër, në një vend shumë të bukur Arosa, ishte një vend shumë i shtrenjtë, vetëm 14 euro kafeja. Por filmi i ka justifikuar të gjitha shpenzimet. Një nga fitoret e mia si producent është që bashkoj sponsorat me artin", tha Ermali.

14 euro kafeja, Ermali tregon xhirimet super të shtrenjta të 'Dy

"Dy gisht mjaltë 2" do të shfaqet në kinematë e të gjithë botës. Më 14 shkurt do të mbahet premiera e madhe në Pallatin e Kongreseve. Bileta kushton 50 euro ndërsa bileta VIP 100 euro.

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve janë në shitje vetëm 100 bileta, të cilat tashmë janë drejt fundit prandaj për ta bërë tuajën klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj.

Ndërsa për të rezervuar biletat në kinema klikoni këtu.

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Në role kryesore do të jenë sërish Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Por edhe aktorët shumë të dashur për publikun, si Cekja, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu etj.