Arbana gives the sweet news from her vacation in Italy: Adea is welcome
Nga pushimet në Itali Arbana jep lajmin e ëmbël: Mirë se vjen Adea

XING
Arbana dhe Eduarti ditët e fundit ndodheshin me pushime në Como të Italisë. Por sot çifti ka udhëtuar drejt Milanos pasi kanë marrë një lajm shumë të bukur.
Arbana ka ndarë një foto ku tregon se gruaja e vëllait të Eduartit ka lindur vajzë. "Mirë se vjen Adea", shkruan moderatorja ndërsa në një foto tjetër tregoi se kishte marrë rrugën për të takuar vogëlushen e porsalindur.
Kujtojmë që gruaja e vëllait të Eduartit, Eridiana ishte dhe shoqëruese e nuses në dasmën e Arbanës dhe Eduartit.