9 Shkurt 2024, 17:30

Arbër Hajdari bën deklaratën e papritur: Romeo nuk është lojtar i fortë

XING

Arbër Hajdari bën deklaratën e papritur: Romeo nuk

Arbër Hajdari, i ftuar në emisionin “Wake Up”, foli për Big Brother VIP dhe ndau mendimet e tij mbi banorët e shtëpisë së famshme. Ai u ndal te Romeo, duke thënë se nuk e sheh si lojtar të fortë.

“Unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë që të hyjë te lojtarët e fortë. Se çfarë do bëjë ai nesër, nuk e di. Por sot, nuk e shoh si lojtar të fortë. Fansat e Romeos, që e njohin Romeon për jetën që bën nga jashtë dhe për një personazh që ka hyrë brenda shtëpisë, ata do e duan Romeon sidoqoftë. Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që ai di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq”, tha Arbri.