10 Shkurt 2024, 22:03

Arbër Hajdari Sarës: Kam frikë do e rrahësh Bardhin ndonjë ditë

XING

Arbër Hajdari Sarës: Kam frikë do e rrahësh Bardhin

Mbrëmja e sotme në Big Brother ka nisur me shumë debate, ku vëmendja kryesore ka qenë te Bardhi dhe Sara. Kjo e fundit sipas opinionistëve krijoi "dramë" për faktin se nuk u ftua në dasmë dhe Arbër Hajdari e quajti "të shëmtuar" lojën e saj.

Madje me humor Arbri iu drejtua Sarës duke i thënë se ka frikë çfarë mund t'i bëjë ajo Bardhit.

Pjesë nga debati:

Arbër Hajdari: E shëmtuar është drama që bëre ti për të kap prime. Dhe tregohu më e thjeshtë se shpeshherë më dukesh shumë arrogante. 

Sara: Po jam pa takt, unë e kam pranuar, por të paktën them të vërtetën time ndryshe nga shumë banorë të tjerë këtu brenda.

Arbër Hajdari: Po ti mendon se të gjithë njerëzit janë budallenj dhe do të besojmë ty ne me ato filmat e tu drama.

Sara: Pra ti mendon se ishte film dhe drama?

Arbër Hajdari: Dramë komplet

Sara i drejtohet Bardhit: Po fol se na mërzitën

Arbër Hajdari: Avash pashë Zotin se do ta rrahësh ndonjë ditë atë të shkretin.