17 Shtator 2023, 00:01

Donaldi zbulon këngëtarin e njohur që do të marrë pjesë në filmin e tij dhe Borës

XING

Donaldi zbulon këngëtarin e njohur që do të marrë

Bora Zemani dhe Donald Veshaj po punojnë në një projekt të ri, i cili do të jetë një prodhim kinematografik i i zhanerit komedi romancë. Skenari i filmit "5 herë jo" mësohet se do të trajtojë copëza nga historia e tyre e dashurisë.

Sot Donaldi ka vendosur të publikojë emrin e një personazhi që është pjesë e produksionit të filmit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, të cilin do e shohim në rolin e aktorit. 

Donaldi zbulon këngëtarin e njohur që do të marrë

Donaldi është shprehur se ka qenë gjithmonë fans i Albanit prandaj është i lumtur që po punon me të në këtë projekt. Për më tepër ai ka treguar se Albani e kishte shumë të lehtë punën e aktorit pasi nuk kishte nevojë për shumë dubla.

Donaldi zbulon këngëtarin e njohur që do të marrë