30 Nëntor 2023, 08:44

Drake me flamur shqiptar, publikon këngën e re në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

XING

Drake me flamur shqiptar, publikon këngën e re në Ditën e

Reperi me famë botërore, Drake ka publikuar videoklipin e këngës më të re, në të cilën përmend edhe Prishtinën. E titulluar “Polar Opposites”, kënga eksploron temat e konfuzionit, mospërputhjes dhe paqëndrueshmërisë emocionale të këngëtarit amerikan në një marrëdhënie romantike me një vajzë të quajtur Mariana. Ndërsa në vargje flitet edhe për propagandë, tensione edhe kryeqytetin e Kosovës.

Kënga iu prezantua fillimisht publikut si audio gjatë tensioneve të veri të Kosovës, ndërsa dje është publikuar edhe videoklipi.

Ajo çka bie në sy janë motivet e përdorura nga reperi kanadez në klipin e këngës; pikërisht xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë në shpinë. Ndërsa klipi publikohet në një moment tepër të veçantë për shqiptarët, festat e nëntorit – me datën 29 që shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.