8 Janar 2024, 23:46

Dramë në Golden Globes, çfarë i tha Selena Gomez Kylie Jennerit për të dashurin e saj

XING

Dramë në Golden Globes, çfarë i tha Selena Gomez Kylie

Golden Globes nuk kaloi pa drama mes yjeve të pranishëm. Një moment i tillë ka ndodhur mes Selena Gomez dhe Kylie Jenner. Mediat e huaja raportojnë se Selena ka kërkuar të bëjë një foto me të dashurin e Kylie Jenner, aktorin Timothee Chalamet, por Kylie nuk ka pranuar. Madje një i pranishëm ka postuar një video të Selenës duke folur me mikeshën e saj, Taylor Swift dhe i tregon sesi Kylie nuk pranoi që ajo të bënte foto me Timothee.

“Kërkova një foto me të (Timothee) dhe ajo (Kylie) bëri me kokë jo”, ka thënë Selena.

Selena dhe Timothee janë miq, por Kylie ç’ka me Selenën? Epo në mars vajzat patën një përplasje. Asokohe u tha se Kylie Jenner dhe Hailey Bieber po talleshin me vetullat e Selenës dhe kaq u desh që mes vajzave të niste një dramë.