9 Shkurt 2024, 18:18

‘Dy gisht mjaltë 2’/ Rekord në shitje biletash, ja si mund ta merrni tuajën!

XING

‘Dy gisht mjaltë 2’/ Rekord në shitje biletash, ja si mund

Vetëm në pak orë pas publikimit, “Dy gisht mjaltë 2” ka thyer rekord në shitje biletash. Për filmin i cili do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti, janë shitur vetëm orën e parë 500 bileta.

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve ku do mbahet edhe premiera e madhe, bileta kushton 50 euro ndërsa bileta VIP 100 euro.

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve jnë në shitje vetëm 100 bileta, të cilat tashmë janë drejt fundit prandaj për ta bërë tuajën klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj.

Ndërsa për të rezervuar biletat në kinema klikoni këtu.

Kujtojmë se “Dy gisht mjaltë 2” do të shfaqet në kinematë e të gjithë botës. Në role kryesore do të jenë sërish Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Por edhe aktorët shumë të dashur për publikun, si Cekja, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu etj.

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili rikthehet edhe si producent, regjisor dhe protagonist i veprës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)