11 Shkurt 2024, 14:40

E rëndë në Tiranë! 27-vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit, humb jetën në spital

XING

E rëndë në Tiranë! 27-vjeçarja bie nga kati i

Një e re ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Tiranë. 27-vjeçarja ka rënë nga kati i pestë i pallatit, nga banesa ku jetonte me qira.

E reja nuk u ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.