12 Shkurt 2024, 19:33

Ermali: 'Dy Gisht Mjaltë 2' është më i bukur se i pari, ka dinamikë të frikshme

XING

Ermali: 'Dy Gisht Mjaltë 2' është më i bukur se i

Ermal Mamaqi i ftuar sot tek "Rudina" ka zbuluar më shumë për filmin "Dy gisht mjaltë 2" që në 14 shkurt do të ketë premierën e që po thyen rekord në shitje biletash.

Ermali tregoi se "Dy gisht mjaltë 2" është më i bukur se "Dy gisht mjaltë 1" dhe premtoi se ka një dinamikë të frikshme aksion e komedi.

"Të premtoj që është shumë herë më i bukur se i pari dhe nuk ka asnjë moment që nuk do qeshni. Ka një dinamikë të frikshme. Është gjithë kohës aksion-komedi. Por në fund do japë edhe disa mesazhe për ata që duan të mësojnë nga filmat", tha Ermali.

Ermali: 'Dy Gisht Mjaltë 2' është më i bukur se i

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve ku do mbahet edhe premiera e madhe, bileta kushton 50 euro ndërsa bileta VIP 100 euro.

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve janë në shitje vetëm 100 bileta, të cilat tashmë janë drejt fundit prandaj për ta bërë tuajën klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj.

Ndërsa për të rezervuar biletat në kinema klikoni këtu.

"Dy gisht mjaltë 2" do të shfaqet në kinematë e të gjithë botës. Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Në role kryesore do të jenë sërish Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Por edhe aktorët shumë të dashur për publikun, si Cekja, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu etj.