9 Shkurt 2024, 23:01

Familjarët e Endrikut përgënjeshtrojnë Sarën: Nuk ka pasur asnjë fejesë mes tyre, ishte një lidhje disa mujore

XING

Familjarët e Endrikut përgënjeshtrojnë Sarën: Nuk ka

Familjarët e Endrik Bebës, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të konkurrentit të “Big Brother VIP 3”, shprehen se mes tij dhe modeles Sara Gjordeni, nuk ka pasur fejesë.

Përmes një postimi në Instagram, ata shkruajnë se mes Sarës dhe Endrikut, nuk ka pasur asnjë zyrtarizim.

“Ndiejmë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vite më parë. Endriku, siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund të kishte pranuar edhe fejesën, nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruhet në postim.

Familjarët e Endrikut përgënjeshtrojnë Sarën: Nuk ka

Gjatë pasdites në shtëpi, Sara foli për ndarjen nga Endriku, duke treguar se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.

“Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi kur erdhi i thashe dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashe për shkak të situatës së Bardhit po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thashe uroj mos të jesh më njeriu që ke qenë”, tha banorja.

Familjarët e Endrikut përgënjeshtrojnë Sarën: Nuk ka