10 Shkurt 2024, 17:55

Flet familja e Elvisit: Nuk e pranojmë kurrë lidhjen me Merin

XING

Flet familja e Elvisit: Nuk e pranojmë kurrë lidhjen me Merin

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, i ftuar ka qenë Edi, vëllai i Elvis Myrtos.

Në bisedën përballë moderatores Ester Bylyku, ai fillimisht u shpreh se e sheh premtuese marrëdhënien e Lisit me Ledionën, madje i duket partnere ideale për vëllain e tij.

Ndërsa më pas u shpreh se nuk do ta pranonte asnjëherë Merin si të dashurën e Lisit, duke shpjeguar arsyen pse.

“Merin e shoh më shumë si shoqe të Lisit, nuk mendoj se do ishte partnere ideale për të. As nuk mendoj që Lisi e sheh me atë sy, them se si shok shkojnë më mirë”, tha ai.