12 Shkurt 2024, 20:24

'Helikopteri po dridhej', Ermali tregon momentin e frikshëm gjatë xhirimeve të 'Dy gisht mjaltë 2'

XING

'Helikopteri po dridhej', Ermali tregon momentin e frikshëm

Momenti më i vështirë i xhirimeve të "Dy gisht mjaltë 2" ka qenë një udhëtim me helikopter. I ftuar sot tek "Rudina", Ermal Mamaqi ka treguar se kur po xhironin në Zvicër një nga skenat duhet ta realizonin në helikopter, por duke qenë se nuk kishte udhëtuar më parë e pati të vështirë.

"Ka qenë kur duhet të udhëtonim me helikopter. Ishim në Zvicër dhe për mua ishte hera e parë që udhëtoja me helikopter. Në një moment teksa ishim në ajër helikopteri filloi të dridhej. Për pilotin ishte në rregull, por unë thashë çfarë po ndodh?! Është ok tha piloti ndërsa unë kërkova të ulemi. Ishte shumë e vështirë!", tregoi Ermali.

'Helikopteri po dridhej', Ermali tregon momentin e frikshëm

"Dy gisht mjaltë 2" do të shfaqet në kinematë e të gjithë botës. Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili rikthehet edhe si producent, regjisor dhe protagonist i veprës.

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj.

Ndërsa për të rezervuar biletat në kinema klikoni këtu.