12 Shkurt 2024, 20:02

Homazhi për Koço Devolen, 'Dy Gisht Mjaltë 2' do të nisë me foton e tij si një shenjë nderimi

XING

Homazhi për Koço Devolen, 'Dy Gisht Mjaltë 2' do

14 shkurti është tashmë shumë pranë dhe teksa të gjithë po presim me padurim për "Dy gisht mjaltë 2", Ermal Mamaqi ka zbuluar sot tek "Rudina" pak nga ajo që na pret. Ermali tha se filmi do vijë me shumë ndryshime dhe i pari është mungesa e aktorit të madh Koço Devole.

"Dy Gisht Mjaltë 2" do të nisë me foton e Devoles si një shenjë nderimi.

Homazhi për Koço Devolen, 'Dy Gisht Mjaltë 2' do

"Filmi vjen me disa ndryshime. Ndryshimi i parë nuk është i mirë sepse na mungon Koço Devole. Filmi do fillojë me foton e Koços si një shenjë nderimi dhe homazhi për të gjithë karrierën që ai ka pasur, të gjithë vlerat që ka lënë në artin shqiptar", tha Ermali.

Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj.

Ndërsa për të rezervuar biletat në kinema klikoni këtu.