14 Shtator 2023, 08:47

'Kur doni të hiqni qafe sorrat...', Dj Geek thumbon Dafinën

XING

'Kur doni të hiqni qafe sorrat...', Dj Geek thumbon Dafinën

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek pasi i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë, së fundmi i kanë ndarë rrugët edhe sa i përket aspektit profesional.

Pas përfundimit të koncerteve në sezonin verorë, DJ Geek ka njoftuar se do të vazhdojë si i pavarur në karrierën e tij. U mësua se Dafina e zëvendësoi Dj Geek me një Dj tjetër, ndërsa ish-i i saj e ka thumbuar.

Kështu po interpretohet postimi i fundit i Dj Geek në InstaStory, ku ka shpërndarë fabulën e famshme të sorrës.

“Ndaloni të humbni kohën me sorra! I merrni ato në lartësitë tuaja dhe ato do të zhduken. Kur doni të hiqni “qafe” sorrat, ngrini nivelin e synimeve… Mos harroni, sorra mbetet prapë sorrë!”- shkruhet ndër të tjera.

'Kur doni të hiqni qafe sorrat...', Dj Geek thumbon Dafinën