Fero thotë se ishte një 'luan' gjatë lidhjes me Arbenitën

XING
Fero ka qenë shumë i komentuar për jetën e tij private dhe raportin me ish partneren Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e akuzoi publikisht për dhunë dhe e denoncoi edhe në polici ndërkohë që thumbat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë pasur të ndalur në rrjete sociale kohët e fundit.
Ndërkohë Fero me postimin e fundit ka vendosur t’u tregojë ndjekësve të tij se si ka qenë ai si partner i Arbenitës. Bëhet fjalë për një video ku shihet një luan, teksa ledhaton partneren e tij luaneshë.
“Unë kur isha me Arbenitën”, ka shkruar ish-reperi.