Nisin xhirimet e 'Dy gisht mjaltë 2', publikohen pamjet

Kemi pritur me padurim “Dy gisht mjaltë 2” dhe më në fund xhirimet kanë nisur. Ermal Mamaqi ka publikuar sot disa foto nga sheshxhirimi ku të gjithë shihen duke punuar për filmin që pritet të thyejë sërish rekord në kinema.
Së fundmi Ermali zbuloi se ka ndryshuar edhe pamjen për këtë serial siç shihet edhe në foto.
Kujtojmë se Elvana do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”. Pas suksesit me koncertin “Dekada” që elektrizoi stadiumin Air Albania, Elvana pritet që këtë herë t’i mbledhë fansat në kinematë shqiptare me rikthimin në rolin e Emës.
Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”
Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.