Nuk flet kurrë për bashkëshortin, Dalina Buzi zbulon arsyen

XING
Dalina Buzi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale ku këta të fundit i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet. Një prej tyre e ka pyetur përse nuk flet asnjëherë për bashkëshortin.
"Gjithnjë komenton për vajzat, asnjëherë për bashkëshortin. Ka arsye?", i ka shkruar ndjekësi.
“Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”, është përgjigjur Dalina.