25 Maj 2023, 22:07

Pas shumë përpjekjeve pa sukses, çifti i njohur shqiptar prindër për herë të parë

XING

Pas shumë përpjekjeve pa sukses, çifti i njohur shqiptar

Një lajm i bukur ka ardhur nga një prej çifteve më të komentuara të rrjetit. Rinori dhe Njomza po bëhen prindër për herë të parë, rreth shtatë muaj pasi kurorëzuan dashurinë!

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Pas shumë përpjekjeve pa sukses, çifti i njohur shqiptar

Ata kanë treguar se lajmi i bukur ka ardhur pas një varg testesh së shtatzënisë që kanë rezultuar negative.

"Pas kësaj kohe të vështirë që patëm dhe mbajtjes së panumërt të testit negativ të shtatzënisë në dorë, ende nuk mund ta besoj.
Tani zemra ime nuk është vetëm në trupin tim, sepse e jotja tani po rreh me mua. Nuk mund ta përshkruaj, ti je gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur. Presim me padurim kohën kur të rritesh në barkun tim dhe presim akoma më shumë kohën që do të vijë më pas kur të mund të të mbajmë në krahë. I dashur Zot, FALEMINDERIT për dhuratën më të mirë që mund të kishim marrë".