12 Shkurt 2024, 13:57

‘Romeo nuk e fiton’, Spartak Ngjela komenton Big Brother: Ja kush janë tre vajzat pretendente për të fituar

XING

‘Romeo nuk e fiton’, Spartak Ngjela komenton Big Brother: Ja kush

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Trotuar” të “E Diell” ka deklaruar se pavarësisht lojës së Romeos, prania e të vëllait Donaldit në Big Brother VIP1, e ka bërë atë një figurë përsëritëse dhe do e ketë të vështirë të fitojë.

Avokati thekson se në këtë Big Brother VIP 3 kemi tre konkurrente të mëdha: Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Rike Roçi, të cilat rrezikojnë shumë fitoren e Romeos.

Edhe aktorja Monika Lubonja është shprehur se Romeo po penalizohet për hir të vëllait.

Ndërkaq, për fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti, asgjë nga këto nuk përbën rëndësi për sa kohë Romeo është me sondazhet para.

Ngjela: Romeo dhe Donaldi janë binjak. Romeo i ngjan Donaldit tamam dhe mos u ngatërroni, por kjo ndikon negativisht sepse kur e sheh spektatori, në sytë e tij ai është figurë e konsumuar. Kur njerëzit të shohin nuk dinë emrin, të njohin nga portreti. Kjo e ka dëmtuar. Po të ishte ky i pari, ndoshta mbase do të ishte edhe më i fortë se ai tjetri. Çfarë i sjell psikologjikisht ai tjetri, është përsëritja.

Anaidi: Pritshmëritë për Romeon kanë qenë edhe më të mëdha se sa për Donaldin.

Ngjela: Ka konsum fytyra për shkak të ngjashmërisë.

Anaidi: Ky lloj formati avokat është aq i fuqishëm në dinamik sa të zhvesh brenda 120 ditëve dhe ti i dallon shumë mirë ndryshimet.

Ngjela: Ka tre konkurrent të mëdhenj në funksion të paraqitjes. Janë të tre vajzat e bukura; Ilnisa, Roza dhe Rike Roçi. Janë tre portrete që do ta dëmtojnë. Ato të treja që kanë vajtur atje krijojnë botën origjinale sepse kudo që të vesh ka një botë ndryshe.