'Vezirja' merr pjesë në konkursin italian Drag Race

Aktori Aleksandër Seitaj, do të jetë së shpejti pjesë e sezonit të tretë të Drag Race Italia, që transmetohet në kanalin televiziv italian Paramount+. Drag Race Italia është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan RuPaul’s Drag Race. Shfaqja paraqet një grup “drag queen-sh” italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.
Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “drag queen”: Një interpretues (zakonisht një burrë) që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.
Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv duke prezantuar emrat që do të marrin pjesë, ndërsa shfaqja do të fillojë më 13 tetor.
Burimi: Top channel