12 Qershor 2023, 12:01

Silvio Berlusconi passes away at the age of 86

Ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare Silvio Berluskoni

XING

Ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare Silvio Berluskoni

Njeriu që drejtoi katër qeveri në Italinë fqinjë, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare në spitalin ku u trajtua në muajin prill për një infeksion në mushkëri, të lidhur me një sëmundje të cilën nuk e kishte bërë publike më parë: leuceminë kronike.

Politikani dhe manjati i mediave pati qëndruar atëherë në terapi intensive për gati dy javë. Berlusconi kishte pasur probleme shëndetësore për vite me radhë.

Në Fund të 2020-tës, ai qe infektuar me koronavirus, ndërsa në 2016-tën i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. 

Berlusconi ka qenë kryeministër katër herë, me disa pauza në mes që prej vitit 1994 deri më 2011. Ai kishte aktualisht një vend në Senat, dhoma e lartë e parlamentit në Romë.

Berlusconi, një prej njerëzve më të pasur të vendit fqinj, ishte dhe një ndër figurat më të përfolura për skandale të shumta seksuale.