Sing with Dafa, see how Ledra's girlfriend has reacted to everyone's eyes
Këndoi me Dafinën, shihni si ka reaguar e dashura e Ledrit në sy të të gjithëve

XING
Mbrëmjen e kaluar shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u mblodhën për të festuar 30-vjetorin e lindjes së këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut.
Mes tyre ishte edhe Ledri Vula, i cili doli për herë të parë publikisht me të dashurën, Sarën, e cila tërhoqi ditën e sotme vëmendjen e të gjitha mediave.
Në një moment gjatë festës, Ledri këndoi së bashku me ish-të dashurën e tij, Dafina Zeqirin, bashkëpunimin e tyre 'Tonight'. Mirëpo, reagimi i Sarës teksa Ledri këndonte me Dafinën nuk pritej. Ajo është larguar nga turma e njerëzve ndërkohë që partneri këndonte dhe Ledri e ka shoqëruar me sy, mirëpo nuk e ka ndërprerë performancën dhe ka vazhduar të këndojë me miqtë e tij.