2 Prill 2022, 09:47

Slapped Chris Rock, Will Smith resigns

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen

XING

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen

Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Hollywoodit pasi goditi Chris Rock në ceremoninë e Oscars të së dielës së kaluar.

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen

“Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Smith.

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen

Sipas CNN, ai ka deklaruar po ashtu se me veprimin e tij ka lënduar jo vetëm Chris Rockun por edhe familjen dhe miqtë e fansat.

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe audienca globale në shtëpi. Kam tradhtuar besimin e akademisë. I kam hequr të nominuarve dhe fituesve të tjerë mundësinë për të festuar dhe për t’u lavdëruar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Më është thyer zemra. Dua ta kthej fokusin tek ata që meritojnë vëmendje për arritjet e tyre dhe të lejoj akademinë të kthehet në punën e jashtëzakonshme që bën për të mbështetur krijimtarinë dhe artin në film. Pra, unë po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që bordi i konsideron të përshtatshme. Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar të bëj punën për të siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen”, vazhdon deklarata.

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen

Dorëheqja e Smith do të thotë se ai humbet të drejtën e votës, por ai ende mund të nominohet për një Oscar dhe të fitojë një çmim për çdo shfaqje të ardhshme.

Goditi me shuplakë Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen