Snapshots: The crazy party at Shisha Longue's most luxurious bar in Albania
Dalin pamjet: Festa e çmendur në Shisha Longue bar-in më luksoz në Shqipëri

Një vit më parë personazhe të njohur të ekranit ishin të ftuar në hapjen madhështore të "Posh Lounge", vendi më cool në Shqipëri. Sot, 1 vit më vonë "Posh Lounge" është shisha lounge më luksoz dhe më i frekuentuar në Shqipëri.
"Posh Lounge" festoi në 17 gusht 1 vjetorin e hapjes me një mbrëmje magjike, me një ambient të kuruar në detaje dhe me shumë shije nga Ami Event.
I ftuar special i mbrëmjes ishte reperi Kidda që ka bërë bujë së fundmi me hitet që kanë arritur miliona shikime. Të ftuarit u argëtuan nën muzikën e Kidda-s dhe u trajtuan me cocktail-e të shijshme, duke u ndjerë specialë "posh", ashtu siç është edhe moto e "Posh Lounge".
Një vjetori i shisha lounge-it më luksoz në Shqipëri u festua edhe me tortën e dekoruar me logon e "Posh Lounge" dhe fishekzjarret që ndezën atmosferën.
Duke i uruar shumë vite të tjera të suksesshme ju ftojmë të shijoni disa nga momentet e mbrëmjes madhështore të organizuar për 1 vjetorin e @posh.lounge