1 Qershor 2023, 18:52

Starting from the title, other details from Olta and Luiz's film are revealed

Duke nisur nga titulli, zbulohen detaje të tjera nga filmi i Oltës dhe Luizit

XING

Duke nisur nga titulli, zbulohen detaje të tjera nga filmi i Oltës dhe

Luizin dhe Oltën do t'i shohim sërish bashkë si aktorë të një filmi. Mbrëmë Luizi ka postuar një foto krah Oltës duke treguar se ata kanë nisur nga puna e nga leximi i skenarit.

Siç është bërë e ditur dyshja do të luajnë rolin si burrë dhe grua. 

Moderatori Blendi Salaj ka shfaqur mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”. Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Duke nisur nga titulli, zbulohen detaje të tjera nga filmi i Oltës dhe