Suddenly, the Albanian singer and wife divorce after 13 years of marriage
E papritur, këngëtari shqiptar dhe gruaja divorcohen pas 13 vitesh martesë

Ai është një nga këngëtarët dhe kompozitorët më të njohur në Shqipëri, i cili ka shkruar shumë këngë për artistët shqiptar që janë kthyer në hite. Bëhet fjalë për Genti Lakon, i cili po divorcohet me bashkëshorten e tij Migena Shehaj pas 13 vitesh martesë.
Sipas ‘Story.al’ burime pranë çiftit kanë treguar se prej kohësh ata nuk jetojnë më bashkë dhe kanë nisur procedurat e divorcit, të cilat priten të përfundojnë së shpejti.
Ende nuk dihet arsyeja se përse çifti i njohur i showbiz-it ka vendosur të ndahet pas 13 vitesh, por miqtë dhe të afërmit e tyre janë shprehur të habitur pas këtij lajmi. Siç dihet Genti dhe Migena janë njohur që në ‘Mikrofonin e Artë’ në kohën kur Migena ishte një nga organizatoret dhe Genti merrte pjesë si kompozitor.
Sipas ‘Story.al’ dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Migena ka nisur pushimet vetëm me dy vajzat, ndërkohë që Genti nuk është i pranishëm.