Sweet wait is coming to an end, Adelina Tahiri is excited to be a mother
Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Adelina Tahiri e emocionuar që do bëhet nënë

XING
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është në pritje të fëmijës së parë dhe pritet që brenda pak ditësh të mbaj në duar djalin e saj. Ajo ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar shumë foto nga periudha e shtatzënisë.
Siç ka treguar dhe vetë Adelina është shumë e lumtur dhe mezi po pret që djali i saj i parë të vijë në jetë. Këngëtarja pak më parë ka publikuar një foto, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur ndërkohë që ka treguar se është shumë pranë lindjes.
‘ Loading 97%, ka shkruar Adelina pranë fotos së saj, duke treguar në këtë mënyrë se është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë.