1 Prill 2022, 09:35

Take the tents with you, as the weather forecast for the weekend

Merrni çadrat me vete, si parashikohet moti gjatë fundjavës

XING

Merrni çadrat me vete, si parashikohet moti gjatë fundjavës

Fundjava do të na shoqërojë me reshje shiu. Sinoptikania Lajda Porja tha për Klan News gjatë një lidhjeje live se kjo situatë e paqëndrueshme pritet të jetë deri nga mesi i javës së ardhshme.

“Parashikoj që sot të kemi një rënie të intensitetit të erës duke qenë se në fakt era ka sjellë probleme mbrëmë dhe gjatë ditës së djeshme. Megjithatë sot parashikohet që era të ketë forcim lehtësisht 40-45 kilometra në orët e vona ose gjatë natës, ndërsa fundjava do të ketë dobësim krahasuar me çfarë përjetuam.

Sa i përket reshjeve do të mbeten prezente. Ka një ndërprerje gjatë orëve të mesditës. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të kemi rifuqizim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në zonat qendrore përfshirë kryeqytetin, shira të pakët në jug dhe shira të konsiderueshme në veri dhe veriperëndim.

Ky sistem vranësirash është vendosur në veriperëndim dhe është kjo zona që do të marrë sasinë më të madhe të reshjeve. Deri ditën e diel ku pritet dobësim i reshjeve, ato do të jenë prezente. E diela do të sjellë reshje të pakta, ndërsa ndërprerje të reshjeve pritet t’i kemi nga mesi i javës tjetër. Parashikohet që situata e paqëndrueshme të qëndrojë disa ditë”, tha Porja.