Blessed: 16 Albanian VIPs who became parents for the first time in 2021
Të bekuar: 16 VIP-at shqiptarë që u bënë prindër për herë të parë në vitin 2021

Ky vit që po lëmë pas, viti 2021 ka qenë i bekuar për shumë nga VIP-at shqiptarë. Moderatorë, këngëtarë, modele dhe futbollistë të njohur janë bërë prindër për herë të parë.
Ne të “Xing.al” po ju sjellim një listë të VIP-ave që kanë sjellë në jetë një fëmijë, duke filluar nga Janari e deri në Dhjetor:
1. Ish-banori i “Big Brother”, Elsamed Senaj dhe partnerja e tij Klaudia u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Janar. Klaudia solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Ulfa.
2. Stilistja e njohur, Drenusha Xharra u bë nënë për herë të parë me datë 6 Mars. Ajo lindi një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi.
3. Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë me datë 17 Mars. Dyshja u bekuan me një djalë , të cilit i vendosën emrin Sky Blue.
4. Aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me datë 22 Mars. Eliona solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Gala.
5. Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Prill. Modelja lindi një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.
6. Moderatorja Xhesi Muçaj u bë nënë për herë të parë me 19 Maj. Ajo solli në jetë një djalë, emri i të cilit është Neonick.
7. Reperi Moss Della u bë baba për herë të parë me datë 22 Maj. Partnerja e tij lindi një djalë, të cilit i vendosën emrin Lio.
8. Me datë 26 Maj, Landi Hysi i “West Side Family” u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Eva Ago solli në jetë një djalë. Dyshja e pagëzuan vogëlushin me emrin Lukas.
9. Në muajin Korrik, modelja Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Ai i ka vendosur vogëlushit emrin Alaron.
10. Me datë 6 Korrik, moderatorja Eni Vasili u bë nënë duke sjellë në jetë dy vajza binjake. Eni dhe bashkëshorti i saj i pagëzuan vajzat me emrat Nikol dhe Sofi.
11. Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik. Dyshja u bekuan me një vajzë. Ata e pagëzuan vogëlushen me emrin Atara.
12. Me datë 19 Gusht blogerja Anxhelina Kotorri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Damian.
13. Futbollisti Armando Sadiku u bë baba për herë të parë me datë 29 Shtator. Bashkëshortja e tij, Elona lindi një djalë, të cilin e quajtën Luis.
14. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Nëntor. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Marget.
15. Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku u bë baba për herë të parë me datë 27 Nëntor. Bashkëshortja e tij, Eirini solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Matin.
16. Modelja Angela dhe partneri i saj Dragos u bënë prindër për herë të parë me datë 3 Dhjetor. Dyshja i vendosën bebushit emrin Kyree. Ai erdhi në jetë me ndihmën e një mbartëseje surrogate./ Xing.al