2 Gusht 2018, 16:16

Terrified parents, kids are falling prey to the deadly Momo game on their cell phones

Prindërit të terrorizuar, fëmijët po bien pre e lojës vdekjeprurëse Momo në celularët e tyre

XING

Prindërit të terrorizuar, fëmijët po bien pre e lojës

Pas fenomenit "Balena blu", një tjetër lojë vdekjeprurëse po përhapet me shpejtësi javët e fundit ndërmjet WhatsApp. Së pari, përdoruesit janë sfiduar të kontaktojnë 'Momo' duke dërguar mesazhe në një numër të panjohur. Pas kësaj ata kërcënohen me imazhe të frikshme dhe të dhunshme. Loja virale është e lidhur me imazhin shqetësues të një gruaje me tipare groteske.

Është e paqartë se cilat janë motivet e vërteta pas lojës, por autoritetet paralajmërojnë se dërguesit anonimë mund ta përdorin atë për të vjedhur informacionet ose për të inkurajuar dhunën dhe vetëvrasjen.

Dyshohet se një vajze 12-vjeçare në Argjentinë ka kryer vetëvrasje për shkak të kësaj loje. Loja është raportuar në disa vende anembanë botës, përfshirë Argjentinën, Meksikën, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Gjermaninë, ndonëse deri më tani duket se është më e përhapur në Amerikën Latine.

Askush nuk e di saktësisht se ku e ka origjinën Momo ose kush është prapa lojës shqetësues, ndonëse deri më tani është lidhur me të paktën shtatë numra telefoni duke filluar me kodet nga Japonia dhe vende të shumta në të gjithë Amerikën Latine, sipas BBC.

Disa përdorues thanë se nëse i dërgonin një mesazh në Momo në celular, përgjigjja vinte me imazhe të dhunshme dhe agresive ose kërcënime.
Imazhet e përdorura si fytyrë e lojës janë marrë nga Instagrami i një artisti japonez, i cili nuk është i lidhur me sfidën. Përdoruesit e WhatsApp po nxiten të mos kontaktojnë numra të panjohur.

Prindërit të terrorizuar, fëmijët po bien pre e lojës