That's what he did with the infant daughter of the judge before suicide
Prekëse/ Ja çfarë bëri me të bijën e mitur gruaja e gjyqtarit para se të vetëvritej

Ditën e djeshme i gjithë opinioni publik u shokua pas ngjarjes tragjike që ndodhi në mes të Tiranës, ku bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj u hodh nga kati i 8-të i pallatit duke i dhënë fund jetës.
Nga detajet e para të ngjarjes mësohet se 37-vjeçarja, Enkeleda Hallunaj ishte e vetme në shtëpi në momentin që ka kryer vetëvrasjen. Ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, sot janë zbuluar më shumë detaje nga kjo ngjarje.
Sipas ‘Panorama’ mësohet se pak momente para se ajo t’i jepte fund jetës ka qenë me të bijën e mitur. Sipas burimeve 37-vjeçarja e ka dërguar të bijën tek prindërit dhe është rikthyer në banesën e saj që sipas të dhënave thuhet se do të merrte mjekimin e përditshëm, pasi vuante nga një sëmundje.
Pas kësaj ajo në rrethana që ende nuk dihen është hedhur nga ballkoni dhe ka mbetur e vdekur. Ndërsa bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj mësohet se ka qenë në një vizitë në Shkodër në momentin e ngjarjes tragjike.