1 Prill 2022, 13:31

The 10-year extension of US visas for Albanians enters into force

Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët

XING

Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët

Ditën e sotme i është dhënë viza e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet një qytetareje shqiptare. Këtë lajm, e ka dhënë fillimisht Ambasada e SHBA në Tiranë dhe më pas e ka shpërndarë dhe Yuri Kim.

Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët

“Mund të jetë 1 Prilli, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e 1-të të Vlefshmërisë së Vizës #10-vjeçare për marrjen e vizave turistike dhe për biznes. Këtë mëngjes, Yuri Kim përshëndeti aplikanten të cilës iu dha viza e parë e vlefshme për 10 vjet”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Yuri Kim e ka shpërndarë postimin me mbishkrimin: Mëngjesin e sotëm është dhënë viza e parë 10-vjeçare për udhëtarët shqiptarë!

Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se “ky është një lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon.

Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët