The 12-year-old in Pogradec disappears, who has seen inform the police
Zhduket 12-vjeçarja në Pogradec, kush e ka parë të njoftojë policinë

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Policia njofton se një 37-vjeçar ka bërë denoncimin duke treguar se vajza quhet Florentina Meyer dhe është gjermane.
Njoftimi i Policisë së Pogradecit:
"Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V. F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani", shkruan policia.
Vajza është 155cm e gjalë, ka flokë të çelur, sy bojëqielli, e veshur me bluze ngjyrë gri, pantallona të shkurtra dhe atlete të zeza.
Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229.