The 18-year-old girl loses her life from a rare virus, her sister's words lurk
18-vjeçarja shqiptare humb jetën nga virusi i rrallë, rrënqethin fjalët e së motrës

Ditën e djeshme një vajzë nga Tirana, 18 vjeç ndërroi jetë në QSUT si pasojë e një virusi të rrallë. "Gazeta shqiptare" bën të ditur se Rasel Çarçani ishte prekur nga meningjiti, sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.
18-vjeçarja ishte me pushime në Pogradec kur nuk është nderë mirë dhe prej andej ishte transferuar në reanimacionin e infektivit. Burime nga QSUT kanë bërë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se ka qenë e pamundur të mbahej në jetë për shkak të sëmundjes specifike.
E motra e Raselit ka bërë një status rrënqethës për të duke shprehur dhimbjen. "Shpirti i motrës, se besoj ende që ike dhe sot të përcjell për në banesën e fundit, e di që do të jesh ëngjëlli mbrojtës atje lart, je motra ime, frymëzimi im, Celushi im…Motrushi im te dua pafund", ka shkruar e motra e 18-vjeçares.