The 22-year-old who died in the tragedy of Genova, the grandson of the Albanian footballer
22-vjeçari që vdiq në tragjedinë e Genovas ishte nipi i futbollistit shqiptar

XING
Djali 22-vjeçar që humbi jetën në tragjedinë e Genovas, si pasojë e shembes së urës "Morandi", ishte nipi i futbollistit të Erzenit, Indrit Djerri. I ndjeri Marius luante futboll gjatë kohës së lirë në Itali dhe punonte në sipërmarrjen e prindërve në Genova. 22-vjeçari u ndodh dy ditë më parë në vendin dhe kohën e gabuar, kur po udhëtonte me një kamionçinë mbi urën Morandi gjatë kohës që ajo u shemb dhe zuri poshtë një duzinë mjetesh. Marius po udhëtonte së bashku me Admir Bokrinën 32 vjeç nga Shkodra. Deri tani janë raportuar 39 viktima dhe dhjetëra të zhdukur e të plagosur nga kjo tragjedi.