28 Qershor 2023, 16:15

The 31-year-old woman is found without signs of life in Tirana, suspected overdose

Gjendet pa shenja jete 31-vjeçarja në Tiranë, shkak dyshohet mbidoza

XING

Gjendet pa shenja jete 31-vjeçarja në Tiranë, shkak dyshohet

Një 31-vjeçare është gjendur pa shenja jete ditën e sotme, në ambjentet e një pallati të pabanuar, në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Policia bën me dije, se e reja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Top Channel