22 Gusht 2018, 19:17

The Albanian terrorizes France, there are two men in the middle of the street

Shqiptari tmerron Francën, ther dy burra në mes të rrugës

XING

Shqiptari tmerron Francën, ther dy burra në mes të rrugës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon” në Francë.

Rreth orës 22:30 një shqiptar kreu një masakër ndaj dy burrave, duke i therur ata me thikë në fyt dhe në bark. Njëri prej tyre ka mbetur i vdekur në vend ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Shqiptari tmerron Francën, ther dy burra në mes të rrugës

Sipas dëshmive, viktima dhe vrasësi ishin në konflikt prej më shumë se një viti pas shitjes së një makine. Mbrëmjen e kaluar ata janë takuar rastësisht dhe sherri ka degraduar deri në përleshjen me thikë.

Mësohet se pasditen e sotme shqiptari do të pyetet në prani të përkthyesit, pasi nuk e di mirë gjuhën frënge.

Shqiptari tmerron Francën, ther dy burra në mes të rrugës